Vendosni fjalën kyçe....

U mbaron alkooli në festë ia kërcasin me dezinfektant, vdesin 7 persona në Rusi


Shtatë persona kanë vdekur në Rusi pasi konsumuan dezinfektant teksa po festonin në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë ende në koma.

Një grup prej nëntë personash pinë dezinfektant duarsh pas mbarimit të pijeve alkoolike teksa po festonin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një aheng të enjten në fshatin Tomtor në rrethin Tattinsky të rajonit më të madh të vendit, Yakutia.

Tre viktimat e para ishin një grua 41-vjeçare dhe dy burra të moshës 27-vjeçare dhe 59-vjeçare. Gjashtë të tjerët u transportuan me një avion evakuimi mjekësor në kryeqytetin rajonal Yakutsk.

Të premten tre burra të tjerë vdiqën, të moshës 28, 32 dhe 69-vjeçare. Një vdekje tjetër u raportua sot.

Mbikëqyrësi Federal i Shëndetit publik, Rospotrebnadzor raportoi: “Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me dezinfektant, duke përfshirë shtatë që ishin fatale.”

Prokurori rajonal i shtetit tha: “Helmimi ndodhi si rezultat i pijeve sanitare.”