Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet nga tregu i Kombinatit: Ja që s’është punë fashe orare


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga tregu i Kombinatit, në Tiranë, ku ndryshe nga pak ditë më parë nuk ka më kushte të rënda higjieno-sanitare.

Rama shkruan se nuk është punë fashe orare, por thjesht çështje durimi e rregulli.

“JA QË S’ËSHTË PUNË FASHE ORARE, PO THJESHT ÇËSHTJE DURIMI E RREGULLI.
*Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë”, shkruan Rama.

Pas orës 13:00 të ditës së sotme deri ditën e hënë, do të kemi përsëri një izolim total në të gjithë vendin. Mirëpo nga e hëna do të kemi disa lehtësime, me orarin e marketeve, farmacive dhe bankave që do të zgjatet deri në orën 17:30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *