Vendosni fjalën kyçe....

Hera e parë që prej daljes së Covid-19, Kina raporton zero vdekje nga virusi


Pekini ka raportuar zero vdekje të reja nga Covid-19, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë, e para ditë për Kinën që prej përfshirjes nga pandemia në fund të vitit të kaluar.

Komisioni i Shëndetit tha që se nuk regjistroi vdekje të reja dhe konfirmoi vetëm 32 raste të sëmundjes të hënën, të gjitha të importuara nga jashtë, një sinjal se epidemia në Kinë po shuhet.

Kina ka raportuar deri tani më shumë se 82 mijë persona të prekur nga Covid-19 që shpërtheu në provincën Hubei. Ndërsa numri u zvogëlua, Kina gradualisht rihapi qytetet e saj duke hequr kufizimet e udhëtimit në Ëuhan, aty ku filloi shpërthimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *