Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 140 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 5 raste të reja


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se shtatë persona janë shëruar nga koroanvirusi, dhe pesë të tjerë janë konfirmuar se janë infektuar me të.

Sot janë testuar 128 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën infektive dhe në terren.

Rezultatet kanë verifikuar se pesë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

E sot gjatë ditës gjithashtu është konfirmuar se janë shëruar edhe shtatë persona të tjerë, shifër kjo që në total e çon numrin e të shëruarve në 23 gjithsej.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë nga fshati Banjë e Malishevës, një nga kryeqyteti, dhe një nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar gjithsej, 140 persona, 23 janë shëruar dhe një ka vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *