Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, përplasen tre makina


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa raportohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Sakaq, si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, që ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”-njofton policia.