Roma është e interesuar në transferimin e Mario Gotzes, përderisa mediumet gjermane sugjerojnë se ylli i Borussia Dortmundit është i gatshëm ta pranojë ofertën e gjigantit italian pasi që dëshiron ta sfidojë veten në Serie A.
27-vjeçari do të jetë i lirë në qershor të këtij viti dhe do të mundë të transferohet pa asnjë cent te cilido klub, pasi që i përfundon kontrata me Borussia Dortmundin, transmeton Gazeta Express.
Ai i ka shënuar tri gola në 13 paraqitjet e tij për klubin e Bundesligës gjatë këtij sezoni, mirëpo kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit e Dortmundit t’i ofrojnë gjermanit kontratë të re.
Gazeta italiane, Corriere dello Sport, raporton se tashmë veçse janë mbajtur negociatat e para për një transferim të tillë mes drejtorit të Romës, Gianluca Petrarchit, dhe përfaqësuesit të Gotzes.