Vendosni fjalën kyçe....

80-vjeçarja nga Vlora fiton luftën me koronavirusin, lë spitalin infektiv


Një 80-vjeçare nga Vlora ia ka dalë të mposhtë koronavirusin.

E  moshuar ka lënë spitalin pas 14 ditësh trajtim në terapi intensive.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëkohore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e shëruar”-shkruan ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *