Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët e Universitetit të Pitsburgut besojnë se kanë gjetur vaksinën kundër koronavirusit


Në garën për të gjetur një vaksinë për të luftuar përhapjen e koronavirusit, shkencëtarët me Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pitsburgut mund të kenë gjetur një zgjidhje të mundshme.

Ata thonë se vaksina eksperimentale kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.

Siç shkruan Fox News, shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë kandidate për të luftuar SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19 . Gjetjet e ekipit u raportuan të enjten në eBioMedicine, i cili publikohet nga The Lancet.

“Ne kemi pasur përvojë të mëparshme me viruset SARS-CoV në 2003 dhe MERS-CoV në vitin 2014. Këto dy viruse, të cilat janë të lidhura ngushtë me SARS-CoV-2, na mësojnë se një proteinë e veçantë, e quajtur një proteinë spike, është e rëndësishme për nxitjen e imunitetit kundër virusit. Ne e dinim saktësisht se ku ta luftojmë këtë virus të ri”– tha Andrea Gambotto, profesor i asociuar i kirurgjisë në Universitetin e Pitsburgut.

Për testimin e vaksinës u përdorën minj. Rezultati i fazës eksperimentale tek miu ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.

Minjtë filluan të zhvillojnë antitrupa kundër virusit dy javë pas marrjes së vaksinës.

Megjithëse minjtë nuk janë monitoruar për një kohë të gjatë, studiuesit thanë që minjtë “prodhuan një nivel të mjaftueshëm të antitrupave për të neutralizuar virusin për të paktën një vit”.

Studiuesit tani janë duke kërkuar miratimin e ri të studimit të ilaçit nga FAD. Nëse miratohet, ata shpresojnë të fillojnë provat klinike te njerëzit “brenda muajve të ardhshëm”. Por që testimet të nisin tek njerëzit, do të duhet më shumë se një vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *