Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Shërohen nga koronavirusi edhe 3 infermierë


Shërohen nga koronavirusi edhe 3 infermierë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se numri i personelit mjekësor që ka fituar betejën me koronavirusin, ka shkuar në 18.

“#COVID-19 Lajm i mirë. Edhe 3 infermierë janë shëruar.

Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë.

Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19#FORCA”-shkruan ministrja.

Ditën e djeshme ka shkuar në 304 numri i personave të infektuar me koronavirus në vend, me 27 raste të reja të konfirmuara në vetëm 24 orët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *