Vendosni fjalën kyçe....

32 mjekë dhe infermierë janë infektuar nga koronavirusi në vend


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka zbuluar numrin zyrtar të infermierëve dhe mjekëve të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Pavarësisht raportimeve të shumta në media, deri sot, i vetmi numër zyrtar që kishte dalë nga Ministria e Shëndetësisë ishte 10, me shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, më i fundit. Por sot Fico tha se numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar është 32.

“Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.”– tha Fico.

Ajo foli dhe për gjendjen e katër fëmijëve mqë janë infektuar deri tani, për të cilët tha se janë mirë.

“Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë.”– tha Fico.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *