Vendosni fjalën kyçe....

“Për të kujtuar kohët e vështira”- Çifti indian i emërton binjakët Covid e Corona


Ethet e koronavirusit kanë marrë një kthesë të çuditshme në Indi, me një çift që i emërtoi binjakët e tyre të porsalindur Corona dhe Covid, për t’i kujtuar ata për kohërat e vështira që kaluan.

Ndërsa India është nën një bllokim mbarëkombëtar që synon të ndalojë përhapjen e koronavirusit, një çift nga qyteti indian Raipur gjetën frymëzim të pazakontë nga situata.

Ata vendosën të emërojnë djalin e tyre Covid dhe vajzën e tyre Corona.

Nëna 27-vjeçare i tha agjencisë së lajmeve PTI se këta do të jenë emrat e tyre tani, por që ata mund t’i ndryshojnë më vonë.

“Kur stafi i spitalit gjithashtu filloi t’i quante foshnjat si Corona dhe Covid, ne më në fund vendosëm t’i emërtojmë ata me emrin e pandemisë,” tha e reja.

Në të vërtetë virusi është i rrezikshëm për jetën por shpërthimi i tij i bëri njerëzit të përqëndrohen te kanalizimet, higjiena dhe nguliti zakone të tjera të mira. Kështu, vendosëm për këta emra.” – shtoi ajo.