Vendosni fjalën kyçe....

OPEC+ do zhvillojë takim urgjent për të stabilizuar tregun e naftës


Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit kryesorë të naftës janë vendosur të zhvillojnë takimin e tyre të parë pas rrëzimit të marrëveshjes së mëparshme, njoftoi Azerbajxhani, që s’është anëtari i OPEC-ut.

Gjatë bisedimeve, të cilat do të zhvillohen të hënën përmes video-konferencës, pjesëmarrësit do të diskutojnë situatën në tregun e naftës dhe deklaratën e re të bashkëpunimit, tha Ministria e Energjisë së Azerbajxhanit në një deklaratë të premten. A

jo shtoi se takimi do të mbahet me ftesën e udhëheqësit de-facto të aleancës së naftës, Arabisë Saudite, e cila bëri thirrje për një takim urgjent “për të provuar dhe arritur një marrëveshje të drejtë për të rivendosur ekuilibrin në tregun e naftës” një ditë më parë.

Marrëveshja e mëparshme e OPEC + skadoi në 1 prill, duke i lejuar ish-nënshkruesit të rritnin prodhimin, duke çuar në rritjen e çmimit të naftës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *