Vendosni fjalën kyçe....

Dështon prototipi i raketës kozmike të Elon Musk, shkrihet si kuti llamarine (Video)


Testi i fundit i raketës ‘SpaceX’ të miliarderit Elon Musk ka përfunduar në katastrofë, teksa raketa u rrëzua në vendin e lëshimit.

Prototipi Starship SN3 po i nënshtrohej testimit të provës kriogjenike në objektin e kompanisë në Boca Chica, Texas.

Ekipi i shkencëtarëve të raketave Musk e kishte mbushur atë me azot të lëngshëm për të kontrolluar nëse anija kozmike do të jetë në gjendje të trajtojë temperaturat e ngrirjes dhe presionet e hapësirës.

Pamjet e postuara në YouTube treguan re të azotit të lëngshëm që rridhnin nga cilindri i argjendit para se të shtypej si kanaçe prej kallaji.

Më herët gjatë ditës u raportua se SN3 kishte përfunduar me sukses një provë të ngjashme të kryer në temperaturën e ambientit përpara se të provonte këtë fazë tjetër.

Elon Musk shkroi në Tëitter pas testit të dështuar: “Do shohim se çfarë thotë shqyrtimi i të dhënave, por ky mund të ketë qenë një gabim i konfigurimit të testit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *