Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi nuk do e zgjasë qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain përtej këtij sezoni pasi gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, u tha gjigantëve francezë se ata duan një rikthim në Itali, sipas raportimeve.
Icardi, 27 vjeç, ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje te PSG-ja që kur u largua nga klubi italian i Interit, gjatë merkatos së verës në formë huazimi.
Pas përplasjeve mes cciftit dhe drejtuesve të Interit, sulmuesi argjentinas u huazua në Francë te PSG-ja por sipas të gjitha gjasave do rikthehet në Itali.
Në Serinë A, lojtari kërkohet nga një numër i madh klubesh duke përfshirë Juventusin e Napolin, me të parin që është në pozita më të favorizuara.