Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Ramës: Do të heqë vëmendjen nga dështimet me montazhe, ndihmo qytetarët


Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pas videomontazhit të publikuar prej kreut të qeverisë në Instagram.

Numri dy i selisë blu, Bardhi, shkruan se Rama kërkon të heqë vëmendjen nga dështimet e tij me sajesa, sulme banale e videomontazhe për të sulmuar opozitën.

Ai shtoi se kreu i qeverisë bën mirë të dëgjojë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve me para.

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe. Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *