Vendosni fjalën kyçe....

Rama çon 30 mjekë në Bergamo dhe do paguhen nga shteti shqiptar


Tridhjetë mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Itali pasditen e sotme, për të mbështetur shtetin fqinj në urgjencën e koronavirusit.

Corriere Della Sera shkruan se mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, i cili është dhe qyteti më i prekur.

Dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Siç citon media italiane, kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “shqiptarët e duan Italinë”.

“Mjekët po kursejnë jetë dhe tani ne si një vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare, ku thuhet se Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Dhjetë mjekët dhe 20 infermierët që do të ofrojnë shërbimin shëndetësor, do të  shpërblehen 3000  euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.  Përzgjedhja e tyre është bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *