Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: E kënaqur që u shëruan dhe 4 mjekë e infermierë


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar lidhur me lajmin se janë shëruar disa mjekë e infermierë të tjerë, të cilët ishin infektuar nga virusi Covid-19.

“Shumë e kënaqur që edhe 4 mjekë dhe infermierë janë shëruar sot, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tani 33 qytetarë, mjekë dhe infermierë e kanë mundur Covid -19”– shkruan Manastirliu.

Një ditë më parë u dha lajmi se janë shëruar një mjek në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa sot, specialistja e ISHP-së Silva Bino, tha se janë shëruar edhe katër mjekë dhe infermierë të tjerë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Staf i mjekësor do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *