Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Korçë pak para mesnate, makina futet në trotuar e përplas babë e bir


Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë vetëm pak para mesnate.

Mësohet se në fillim, një automjet ka hipur mbi trotuar duke përplasur dy persona babë e bir, të cilët po ktheheshin në shtëpi. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Pak minuta pas kësaj ngjarjeje, ka ndodhur një tjetër aksident në perfiferi të Korçës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë, por ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e personave të përfshirë. Raportohet vetëm për dëme materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *