Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon e policëve me qytetarët: Vetëm kështu mund t’ja dalim mos të kemi mijëra humbje jetësh


Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë frikën nga policia, për të bindur qytetarët shqiptarë që të zbatojnë rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në vend.

Rama ka publikuar një video gjatë aksionit të sotëm të policisë, që ndalon qytetarët dhe u bën thirrje për të respektuar rregullat e vendosura, pasi në të kundërt do ndëshkohen.

Sipas kryeministrit, sot situata paraqitet më e mirë dhe qytetarët po tregohen më të bindur ndaj rregullave të vendosura.

 “Sot edhe më mirë se dje. Vetëm kështu mund dhe do t’ia dalim me se s’bën të mos kemi qindra e qindra dhe mosozot mijëra humbje jete. Forca motra e vëllezër, durim, durim, durim”, shkruan Rama krahas videos.

Sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë të infektuar me Covid-19 plot 123 persona në vendin tonë, pesë prej të cilëve kanë ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *