Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja shtyn me dy javë pezullimin e veprimtarisë së gjykatave


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se ka shtyrë pezullimin e veprimtarisë së gjykatave përveç rasteve urgjente sipas gjykimit të gjyqtarve për shkak të situatës lidhur me infeksionin e shkaktuar nga COVID-2019.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.

Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave.

Kohëzgjatja e këtyre masave do të jetë për një periudhë 2 (dy) javore, duke filluar nga data 25.03.2020 deri më datë 07.04.2020 (përfshirë edhe këtë datë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *