Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg dyshon se ka koronavirus, vetë-izolohet


Pas udhëtimit të saj në Gjermani dhe disa shtete të tjera evropiane, aktivistja e çështjeve të klimës Greta Thunberg dyshon se është prekur nga virusi Korona. qysh prej kthimit të saj në Stokholm përpara dy javësh, ajo është vetëizoluar në një apartament larg mamasë dhe motrës së saj. Përpara 10 ditësh ajo ndjeu simptomat e para së bashku me babain e saj, me të cilin kishte qenë në udhëtim në Bruksel.

U ndjeva e lodhur, kisha dhimbje fyti dhe kollë. Babai im kishte të njëjtat simptoma, por më të rënda dhe me temperaturë të lartë. Në Suedi nuk është e mundur ta bësh vetë testin e këtij virusi, por vetëm nga stafi mjekësor në rast urgjence. Megjithatë, sipas të gjitha shenjave, unë duhet të jem e infektuar”– është shprehur Thunberg në adresën e saj në Instagram.

Por ajo shton se këto ditë ndihet më e lehtësuar dhe nuk ka pothuajse fare shenja që është sëmurur, gjë që e bën edhe më të rrezikshëm këtë virus.

”Shumë të rinj mund të ndjejnë simptoma të lehta ose mos të ndiejnë asgjë. Ata nuk e dinë që e kanë marrë virusin, duke e transmetuar kështu tek grupet e riskut. Prandaj ne, që nuk jemi te grupi me rrezikshmëri të lartë kemi një përgjegjësi të madhe. Për shumë të tjerë, veprimet tona mund të kthehen në çështje jete a vdekje– përfundon 17- vjeçarja Thunberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *