Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pence dhe gruaja e tij dalin negativë pas testeve për Covid-19


Nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe gruaja e tij Karen kanë rezultuar negativë pas testeve koronavirusin, i njohur zyrtarisht si COVID-19.

Lajmi u dha fillimisht nga zëdhënësja e Pence, Katie Miller. “Unë jam e lumtur të njoftoj se që të dyja rezultatet e testit për Covid-19, të nënpresidentit Pence dhe bashkëshortes së tij Karen Pence janë negative”, tha Miller në Tëitter.

Më pas siç shkruan CNN, Pence doli vetë në një konferencë për shtyp, nga ku tregoi dhe eksperiencën e tij.

Ai tha se testi ishte i shpejtë, por i parehatshëm.

“Kjo është ndoshta një mundësi e mirë për t’i thënë përsëri çdo amerikani që kërkon, që nëse nuk keni simptoma nuk keni nevojë për një provë.”– tha Pence para gazetarëve.

Ditën e shtunë, u dha lajmi se një punonjës i zv.presidentit amerikan kishte rezultuar pozitiv pas testit për koronavirusin. Kjo rriti dyshimet se mund të ishte prekur edhe ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *