Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme në Lezhë: O ia dalim bashkë, o hajër s’bëjmë më kurrë


Kryeministri Rama ka deklaruar se nesër do shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme edhe në Lezhë.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje për durim ndërsa thotë se ‘ose të gjithë së bashku do ia dalim ose nuk do bëjmë më hajër kurrë’.

‘Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore! Përsëris lutjen për durim. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!’ – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *