Vendosni fjalën kyçe....

Pesë republikanë vetëkarantinohen, shtrënguan duart në konferencë me të sëmurin me koronavirus


Pesë republikanë amerikanë janë vetëkarantinuar pasi kanë patur kontakte me një person që rezultoi pozitivë për koronavirus.

Anëtarët e Kongresit, mes të cilëve senatori i Teksasit Ted Cruz, u izoluan pasi ata kishin shtrënguar duart me një individ të infektuar në një konferencë.

Presidenti Donald Trump, i cili ishte gjithashtu në atë event muajin e kaluar, këmbëngul se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka bërë një test.

Një demokrat gjithashtu është izoluar pasi kishte takuar dikë që ishte i prekur nga virusi Covid-19.

Siç shkruan BBC, deri tani në SHBA ka më shumë se 700 raste të konfirmuara dhe 26 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Kongresmenët e vendosur në karantinë janë Ted Cruz (Teksas), Paul Gosar (Arizona), Doug Collins(Georgia), Matt Gaetz (Florida).

Përfaqësuesi republikan Mark Meadows, shefi i sapozgjedhur i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë nga presidentit Trump, gjithashtu ishte takuar me personin dhe është në vetë-karantinë. Ai nuk po shfaq ndonjë simptomë dhe një test paraprak doli negativ.

Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence morën pjesë në të njëjtën konferencë në Maryland por asnjëri prej tyre nuk pati kontakte me individin. Por Trump ka shtrënguar duart me kryetarin e konferencës, i cili kishte pasur kontakte me pacientin.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump nuk ishte testuar për virusin.

 “Ai as nuk ka pasur një kontakt të zgjatur të ngushtë me ndonjë pacient të konfirmuar me Covid-19, dhe as nuk ka ndonjë simptomë”- tha një zëdhënëse. Ajo shtoi se Trump është i shëndetshëm dhe mjeku i tij do të vazhdojë ta monitorojë nga afër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *