Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme njoftim me rëndësi për shqiptarët e bllokuar në Holandë


Në një kohë kur virusi Covid-19 ka bllokuar kufijtë e Europës e ka anuluar fluturimet mes shteteve, mjaft shqiptarë kanë mbetur të bllokuar duke mos mundur të kthehen dot në Shqipëri.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar pikërisht në Holandë. Ministria e drejtuar nga ministri i deleguar Gent Cakaj, u kërkon shqiptarëve të aplikojnë në komunat ku janë për zgjatjen e qëndrimit të tyre në këtë vend.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi Covid-19 nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatjen e afatit të qëndrimit.”- thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *