Vendosni fjalën kyçe....

Trump reagon pas certifikimit të Bidenit si president: Do ketë tranzicion të rregullt më 20 janar


Pak pasi Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e Joe Biden, ka reaguar presidenti aktual Donald Trump përmes një deklarate për mediat.

Trump pranoi për herë të parë publikisht se ai do të linte detyrën më 20 Janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit.

 “Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet që nuk më tregojnë mua fitues, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar.”-  thuhet në deklaratën e Trump, që e ka botuar në llogarinë e zëdhënësit të tij në Twitter.

Kjo pasi Twitter-i dhe rrjetet e tjera sociale e kanë bllokuar përkohësisht pas protestave të dhunshme në Kapitol.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe!”– shtoi Trump, citon CNN.

Presidenti Trump, i cili ka refuzuar të pranojë zgjedhjet, të mërkurën kishte bërë thirrje për protesta. Mirëpo protestat kaluan kufijtë dhe mbështetësit e Trumpit u futën me dhunë në Kapitol në një përpjekje për të ndaluar ligjvënësit të numërojnë votat elektorale.

Trazirat lanë katër njerëz të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *