Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në rrugën Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari


Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën Elbasan-Librazhd.

Makina që drejtonte i riu ka dalë nga rruga pranë fshatit Mengël.

Njoftimi
Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”