Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët boshatisin supermarketet, infermierja e rraskapitur shpërthen në lot: Si do kujdesemi për ju


Një infermiere e rraskapitur u ka kërkuar qytetarëve në panik, që të mendojnë edhe për të tjerët kur shkojnë në supermarkete dhe të mos i marrin të gjitha ushqimet për vete.

Infermierja nga York në Britani, Dawn Bilbrough, shpërtheu në lot kur pa se raftet e supermarketit ishin bosh.

Përmes një videoje, ajo u kërkoi njerëzve që të mendojnë dhe për stafin mjekësor që duhet të kujdeset për ta, pasi duhet të jenë të shëndetshëm në mënyrë që të kryejnë detyrën e tyre siç duhet.

“Sapo dola nga supermarketi, nuk kishte asnjë frut apo perime. Qava pak atje. Jam një infermiere e kujdesit kritik dhe sapo kam përfunduar një turn prej 48 orësh në punë. Doja të merrja vetëm disa gjëra për turnin tjetër 48 orësh. Nuk ka asnjë frut, nuk ka perime. Unë thjesht nuk e kuptoj si supozohet të qëndroj e shëndetshme dhe ata njerëz po boshatisin raftet e ushqimeve bazë. Ju duhet të ndaloni, sepse njerëzit si unë duhet të kujdesen për ju kur të jeni keq. Kështu që ndaloni. Ju lutem”– thotë infermierja mes lotësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *