Vendosni fjalën kyçe....

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë inspektorët e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi D. B., 25 vjeç, dhe shtetasi E. K., 23 vjeç. Ndaj dy efektivëve të rinj rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim.

AMP njofton se po vijojnë veprimet intensive hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar përgjegjësinë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar tashmë organit të akuzës për ndjekje të mëtejshme.