Vendosni fjalën kyçe....

Vijon debati Rama-Basha, kryedemokrati: Sa keq që kryeministri merret me sulme


Vijon debati në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit ka reaguar pas statusit ironizues të kryeministrit, duke thënë se është shumë keq që kryeministri i vendit merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”.- shkruan Basha.

Lideri i demokratëve bëroi disa propozime lidhur me planin që duhet ndjekur në këtë kohë emergjence prej koronavirusit. Ndërsa tha se gjatë ditës, do të publikoheshin nga PD disa fakte tronditëse që tregonin se qeveria kishte dhënë 52 milionë tendera dhe pagesa për “klientët dhe miqtë”.

Rama iu përgjigj këtij statusi, me një status ironizues: ”  Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”