Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Bashës: Është zgjuar sot me rritje të shifrave, pritet plani për aktorët e Portokallisë


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se PD do të publikonte sot të dhëna tronditëse lidhur me mbi 50 milionë euro tendera që janë dhënë në dy javët e fundit nga qeveria. Basha i parashtronte Ramës planin e tij për masat ekonomike lidhur me koronavirusin.

Rama ironizon Bashën, duke thënë se:”  Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se vetëm këto dy javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për “miq dhe klientë”.

Ai dha një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që PD ka propozuar 10 ditësh.

Basha propozoi si zgjidhje duke i paguar 300 euro çdo muaj çdo biznesi të vogël që qëndron mbyllur për shkak të masave prej koronavirusit, që kap në total sipas tij deri në 25 milionë euro në muaj, si dhe të mbulojë pagën minimale për punonjësit në bizneset fasonë apo call centera, që shkon deri në 30 milionë euro në muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *