Vendosni fjalën kyçe....

LSI i propozon qeverisë 7 masa për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi


Lëvizja Socialiste për Integrim i ka propozuar qeverisë 7 masa për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Masat janë propozuar nga Petrit Vasili nga selia e partisë.

Ndër masat e propozuara janë garantimi i pagesës me vlerë 80% për të punësuarit por që nuk mund të punojnë, subvencionim të fermerëve, rimbursimin e faturave të energjisë elektrike e ujit për pensionistët e personat në asistencë, etj.

Masat e propozuara nga LSI

1.Heqja e taksave lokale per te gjithe bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe per gjate gjithe kohezgjatjes se kufizimeve per shkak te karantines.

2.Garantimi i Pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira. Pagesat te kryhen ne numrat e llogarise se te punesuarve.

3.Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqerore dhe shendetesore te kategorive te punonjsve te trajtuar me 80% te pages,per te gjithe periudhen ne te cilen keta punonjes do te jene pa pune per shkak te karantinimit dhe kohes qe do ti duhet biznesit per te rikthyer aktivitetin e biznesit te tyre ne pune.

4.Subvencionim per te gjithe fermeret prodhimet e te cileve nuk mund te shiten per arsye te bllokimit te transportit apo te pamundesise se sigurimit te imputeve bujqesore dhe per pasoje mos realizimit te prodhimit bujqesor. AZHBR duhet te beje nje disbursim me procedura te pershpejtuara per çdo fermer.

5.Subvencionim te te gjithe pagesave, qe te palikujdura studenteve si detyrime per  vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave te TVSH si dhe tatimeve te bizneseve per nje periudhe  me te vone, ne vleresim te kohezgjatjes se karantines, por jo me pare se   muaji qershor.

7.Per te gjithe ata qytetare qe jane te rregjistruar ne asistence si dhe per pensionistet, shteti te marre persiper rimbursimin e faturave te energjise dhe te ujit.