Vendosni fjalën kyçe....

Një çift konfirmohet me koronavirus, bashkia e Roskovecit apel banorëve të fshatit Mbërs: Izolohuni


Pasi një çift është konfirmuar me koronavirus, bashkia e Roskovecit iu ka bërë thirrje banorëve të fshatit Mbërs që të vetëizolohen.

Përmes një njoftimi për mediat nga bashkia e Roskovecit, bëhet e ditur se një çift bashkëshortësh nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 pasi janë kthyer nga Italia.

“Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec , ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.

Çifti i bashkëshortëve  G.M & S.M, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.

Bashkia Roskovec i bën  thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit M. Zoti qoftë me ne ! “– thuhet në njoftimin e bashkisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 51. Nga këta 6 janë nga qarku i Fierit. Nuk dihet nëse çifti nga Roskoveci është shtuar në listën e komunikuar për qarkun e Fierit, apo do pasqyrohet në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *