Vendosni fjalën kyçe....

Refuzuan uniformat për të respektuar nxënësit transgjinorë, lihen jashtë shkolle nxënësit në Britani (Video)


Policia dhe mësuesit janë kritikuar për mbylljen e portave të shkollës për nxënësit që protestuan kundër një politike të re uniforme ‘neutrale gjinore’, duke i lënë nxënësit të enden në rrugët e një qyteti në Sussex.

Nxënës dhe prindër të zemëruar protestuan jashtë portave të Shkollës Fillore në Lewes për politikën e veshjeve për vitin e ri shkollor.

Por mësuesit dhe oficerët e policisë së Sussex mbyllën dyert për nxënësit dhe refuzuan pranimin e vajzave me fustane.

Gjatë drekës, një grup prej rreth 50 nxënësish u panë duke bredhur në rrugët e qytetit duke mbajtur pllakatat nga protesta e mëngjesit.

Shkolla Priory në Lewes, i detyroi të gjithë nxënësit të vishnin pantallona në 2017 pas shqetësimeve për gjatësinë e fundeve dhe për t’u kujdesur për nxënësit transgjinorë.

Ata vendosën për një uniformë krejtësisht neutrale gjinore dhe drejtori i shkollës paralajmëroi se nxënësit do të dërgoheshin në shtëpi nëse nuk e veshin atë.

Prindërit e nxënësve u zemëruan kur u urdhëruan të blejnë uniforma krejt të reja për fëmijët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *