Vendosni fjalën kyçe....

Objekti i panjohur kalon shumë pranë Tokës, shkencëtarët as s’ia kanë idenë për çfarë bëhet fjalë


Një objekt me lëvizje të ngadaltë me origjinë të panjohur sapo përfundoi një fluturim jashtëzakonisht afër Tokës, para se të nisej përsëri në sistemin diellor. Dhe materiali misterioz hapësinor pritet të kthehet në mars.

Objekti që zyrtarisht quhet 2020 SO, ka qenë subjekt i spekulimeve që kur u zbulua nga sonda Pan-STARRS më 17 shtator. Ai është klasifikuar si një asteroid, por shkencëtarët ende nuk kanë një mendim të plotë se çfarë është objekti. Disa kanë spekuluar se ajo është pjesë e një rakete të vjetër.

Sido që të jetë, ajo është ndërmjet pesë dhe dhjetë metra në diametër dhe u afrua pranë planetit tonë në një distancë prej më pak se 50,000 kilometra. Kjo është vetëm 13 për qind e distancës nga Hëna, brenda kapjes së gravitetit të planetit tonë, që do të thotë se do të kthehet përsëri pas disa muajsh.

Enigma që rrethon origjinën e objektit buron nga mënyra se si udhëton.

Ajo lëviz me një shpejtësi shumë më të ngadaltë sesa shumica dërrmuese e asteroideve, të cilat zakonisht ecin me 11 dhe 72 kilometra në sekondë. Ndërkohë, 2020 SO udhëton me vetëm 0.6 kilometra në sekondë.

Shumë në komunitetin shkencor besojnë se është një mbetje e misionit të anijes Surveyor 2 në Hënë në 1966.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *