Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të rezistojmë edhe 20 ditë, kanë ngelur pa punë 400 mijë persona” – Shoqata e biznesit të vogël


Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto, ka deklaruar se biznesi mund të mbijetojë edhe 20 ditë pas kufizimeve të vëna nga qeveria.

Në një deklaratë për News24, ai tha se qeveria nuk ka asnjë plan konkret lidhur me atë që prek rreth 400 mijë shqiptarë.

‘Ashtu si gjithë qytetarët e vendit tonë, si populli, qeveria dhe biznesi i vogël është shumë i shqetësuar dhe për shëndetin e vet por edhe për çështjen ekonomike të biznesit se si do vejë situata. Janë rreth 100 mijë biznese të vogël që kanë ulur qepenat. Në këto biznese janë të punësuar 350-400 mijë qytetarë të cilët sot nuk punojnë. Jemi të shqetësuar sepse në fund të fundit kjo gjendje është emergjente dhe kërkon masa emergjente. Qeveria i zgjidh. Qeveria dha urdhër për gjendje emergjente, biznesi i zbatoi. Nuk ka transparence çfarë do bëhet. A ka ndërmarrë ndonjë plan qeveria për t’u ulur këmbëkryq, për të folur pastër. Qeveria është shumë e vonuar. Qeveria pati kohë që nga rënia e pandemisë në Kinës është mbi 1 muaj e gjysmë’, tha Nasto.

Ai parashtroi shqetësimet e biznesit të vogël që ka mbyllur punën për një afat të pacaktuar pasa masave të marra nga qeveria.

‘I kemi bërë kërkesë dhe qeverisë dhe opozitës me disa pika. Kemi mbyllur subjektet dhe jemi pa punë. Por ne do paguajmë sigurimet, energjinë, taksat. Qeveria duhet të hartojë një plan masash me ndihmë ekonomike. Për çështjen e sigurimit shoqëror, duhet ta heqë deri sa të jetë kjo gjendje emergjence. Duhet të mos paguajmë taksat lokale. Duhet të ndërpriten pagesat lokale. Duhet të ndërhyjë me paketa ndihmë, lehtësira fiskale. Gjobat, pagesat e kësteve, si për TVSH-në. Duhet të ulet qeveria me biznesin, nuk po them të bashkohemi se s’na e lejon koha por të dëgjojë mendimet tona’, shtoi ai.

Nasto vijoj deklaratën e tij duke thënë se aktualisht 7 mijë furra buke nuk punojnë në mbarë vendin dhe i bëri thirrje qeverisë për një plan masash.

Ai theksoi gjithashtu se PPP-të që nuk i shërbejnë vendit duhen hequr dhe të ardhurat të futen në ekonomi.

‘Nuk kemi pasur kontakte me qeverinë. Nuk mund të paralizosh një vend se edhe lufta që është luftë, lë një kohë për të furnizuar familjen, dyqanet. 6-7 mijë dyqane e furra buke nuk punojnë sot në Shqipëri. Nuk kemi një plan emergjence nga qeveria. Duhet të kishte ditë që të ishte parë ky plan, të ishte bërë transparent për biznesin. Biznesi i vogël me mundësitë financiare që ka nuk mund të jetojë më shumë se 15, qameti 20 ditë. Duhet të hiqen shumë PPP që nuk i shërbejnë këtij vendi. Janë miliona euro që janë të përcaktuara për koncesione e PPP. Ato të mos jepen, të bllokohen dhe të futen në ekonominë shqiptare. Kjo është emergjente. Të mos mendojë asnjë lloj qeverie se mund të mbajë popullin pa bukë dhe biznesin mbyllur qepenat’, tha Nasto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *