Vendosni fjalën kyçe....

Kur do mund të lëvizni me makina duke nisur nga e hëna, publikohen oraret


Janë publikuar oraret e reja të lëvizjes duke nisur nga e hëna e javës që vjen. Njoftimi është bërë nga kryeministri Rama në Facebook.

Lëvizjet për të gjithë atë që janë në punë në sektorin publik ose privat do mund të bëhen deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:00 të pasdites.

Ndërsa do jetë e ndaluar lëvizja për të gjithë ata persona që nuk e kanë të domosdoshme lëvizjen dhe shkelja e rregullave çon në heqjen e patentës për 3 vjet.

‘Sapo kemi mbaruar konsultimet e qeverisë në distancë!

Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites

Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë

Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet!

Qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari

Frikë aspak, kujdes po!’ – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *