Vendosni fjalën kyçe....

U bë shkak për nisjen e hetimeve ndaj tij, Trump shkarkon zyrtarin e lartë të Inteligjencës


Presidenti amerikan Donald Trump ka pushuar nga puna një zyrtar të lartë të inteligjencës, i cili e paralajmëroi për herë të parë Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione që Trump i kishte ushtruar presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij Joe Biden dhe djalin e tij.

Trump tha që nuk kishte më besim te Michael Atkinson, inspektori i përgjithshëm i komitetit të inteligjencës.

Demokratët u ankuan që presidenti po merrte vendime gjatë një emergjence kombëtare të shkaktuar nga koronavirusi.

BBC shkruan se ata e akuzojnë gjithashtu presidentin, se po përpiqet të minojë komunitetin e Inteligjencës.

Vitin e kaluar, Atkinson informoi Kongresin për ankesën se Presidenti Trump dyshohej të kishte abuzuar me detyrën e tij duke i bërë presion Ukrainës për të hapur një hetim ndaj kandidatit për president presidencial Joe Biden dhe djalit të tij.

Në letrat drejtuar Kongresit, Atkinson e përshkroi ankesën si “urgjente” dhe “të besueshme”. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokratike votoi për të fajësuar presidentin, por Senati e litoi atë më pas nga të gjitha akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *