Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj bëhet nënë për herë të parë, Kryemadhi zbulon emrin e veçantë të vogëlushes


Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ditën e djeshme gjatë prezantimit të GEN, ekipit të Gjeneratës për Ndryshim.

Kryemadhi u shpreh se Kejdi i është bashkuar LSI-së kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe vazhdon edhe sot që është bërë nënë me fëmijë.

Sot kryetarja e LSI-së ka publikuar një foto të vogëlushes e cila është quajtur Lura.

“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura.”- shkruan Kryemadhi.