Vendosni fjalën kyçe....

Meta u bën thirje qytetarëve: Kujdes maksimal, zbatoni këshillat e rekomandimet e autoriteteve


Presidenti Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve për të përballuar sa më mirë koronavirusin.

Ndërsa ka ngushëlluar familjarët e 73-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme në Durrës nga koronavirusi.

‘Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!’ – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *