Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkëpunoni me autoritet shëndetësore, tregoni nëse keni kontaktuar persona me koronavirus” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin dhe të bashkëpunojnë me mjekët e stafin shëndetësor.

Kryedemokrati vëren se rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës me koronavirus po shtohen dhe për këtë arsye duhet kujdes i shtuar.

‘Të dashur bashkëqytetarë, Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë. Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e në veçanti bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë.’ – tha Basha.

Më tej në reagimin e tij Basha shkruan se personat që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi në Itali apo Shqipëri të kontaktojnë me stafet mjekësore për të ndihmuar veten e të tjerët.

‘Bashkëpunoni me mjekët dhe jinni transparentë, tregoni menjëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore. E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura, apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët. Mjekët dhe stafi shëndetësor janë duke sakrifikuar shumë prandaj duhet ti ndihmojmë me bashkëpunimin tonë. Mos ngurroni të zbatoni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të jemi, aq me më pak pasoja do ta kalojmë këtë situatë.’ – mbyll reagimin Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *