Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kush vjen nga Greqia e Italia e nuk vetëkarantinohet 5 mijë euro gjobë


Kryeministri Rama ka deklaruar para pak çastesh se të gjithë ata që vijnë nga Greqia e Italia duhet të vetëkarantinohen në banesat e tyre.

Ai paralajmëroi se të gjithë ata që nuke  bëjnë këtë dhe kapen në rrugë do gjobiten me 5 mijë euro gjobë dhe do ndalohet të largohet nga vendi pa paguar gjobën.

Kreu i qeverisë shtoi se autoritetet janë të përgatitura për të përballuar gjithë situatën ndërsa kërkoi nga qytetarët që të tregohen bashkëpunues dhe të mos lëvizin nga banesat pa arsye të fortë.

‘Do të dalin informacione me më shumë detaje nga Policia e Shtetit, për kontrolle të automjeteve dhe do të ndalojnë dhe do të verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Greqia apo Italia. Të cilët e kanë të ndaluar të lëvizin për 2 javë dhe duhet të vetëkarantinohen.

Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do të ndalohet të largohet nesër nëse s’ka paguar gjobë. Kërkoj shumë ndjesë pasi në kushte normale kjo do të ishte absurditet. Kjo nuk është një kohë normale, me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh.’ – tha Rama.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shtojnë higjienën personale, të shmangin në maksimum lëvizjet pa arsye të forta, të qëndrojnë të paktën 2 metra larg nga personat e tjerë në bare e restorante, ndërsa paralajmëroi masa të tjera në ditët në vijim në varësi të situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *