Vendosni fjalën kyçe....

Militantët në Irak kërcënojnë popullin amerikan të mos votojë më për Trump


Militantët irakenë, komandanti i të cilit u vra në sulmin ajror ndaj gjeneralit iranian Qassem Soleimani kanë paralajmëruar publikun amerikan që të bindë presidentin Donald Trump të tërheqë trupat amerikane nga Iraku ose do të kthehen në shënjestër.

Zëvendës komandanti i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), Abu Mahdi al-Muhandis, ishte midis zyrtarëve iranianë dhe irakianë që u vranë gjatë një operacioni në Bagdad të premten.

Dhe PMF e cila ka rreth 40 milici dhe rreth 150,000 anëtarë, premtoi se ata nuk do t’i lërë “kriminelët” amerikanë të largohen.

“Të gjitha opsionet e hakmarrjes janë në tryezë … asnjë vijë e kuqe nuk do të pengojë hakmarrjen tonë”- tha për gazetën “Independent” Jawad Al Telbawi, komandant i një prej fraksioneve brenda këtij grupi. “Ne do të tundim tokën poshtë këmbëve të ushtrisë amerikane në Irak. Këto nuk janë parulla, por të vërteta në të cilat besojmë. “– vijoi Telbawi.

Kërcënimi ishte për presidentin Trump, administratën e tij dhe ushtrinë amerikane të vendosur në Irak, por Telbawi tha se kishte shumë për të thënë edhe për amerikanët e zakonshëm.

Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që t’i “bëjnë presion” administratës së Trump për të nxjerrë trupat amerikane nga territori irakian “përpara se t’i dërgojmë ushtarët tuaj përsëri në arkivole”.

“Nëse populli amerikan rizgjedh Trump në presidencën e SHBA në vitin 2020, kjo do të nënkuptojë se ata mbështesin krimet e tij. Kjo mund të ndryshojë qëndrimin tonë ndaj popullit amerikan. Të gjitha interesat amerikane në rajon do të jenë në rrezik.”– tha Telbawi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *