Vendosni fjalën kyçe....

Kina mbyll edhe dy spitalet e fundit të improvizuara për koronavirusin në Wuhan


Teksa koronavirusi goditi Wuhanin në fund të dhjetorit të vitit 2019, Kina ndërtoi 14 spitale të improvizuara  në kohë rekord për të trajtuar pacientët e shumtë të infektuar.

Pas më shumë se 2 muajsh situata po stabilizohet, me rënien e numrit të të infektuarve për ditë, dy spitalet e fundit në provincën Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta. Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në spitale.

”Tashmë këto vende po mbyllen pasi numri i pacientëve Covid-19 vazhdoi të bjerë në qytet,” njoftoi Xinhua.

Sot kishte vetëm 19 raste të reja të raportuara në territorin e Kinës, 17 prej tyre ishin në Wuhan, dhe 2 të tjera të importuara nga jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjithsej 59,897 pacientë janë shëruar në të gjithë vendin.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *