Vendosni fjalën kyçe....

Pipero: Kemi 3 pacientë zero, çdo person mund të infektojë nga 2.8 deri në 3.4 persona  


Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për emisionin “Mbrëmje në Abc” ka deklaruar se numri i të infektuarëve me koronavirus mund të jetë 30 persona nëse shohim eksperiencën e vendeve të tjera pasi kemi edhe 3 persona zero në Shqipëri deri më tani.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit Mirela Miroli, se sa persona mund të infektojë një pacient, Pipero u përgjigj se shifrat merret duke i krahasuar edhe me vendet e tjera dhe deri më tani afërisht indeksi që një persona ka infektuar është 2.8 deri në 3.4 persona të tjerë.

Pjesë nga intervista:

Pëllumb Pipero:  Është eksperienca më e keqe që mund të na vijë. Duhet ta them se tre raste të shtruara në spital, do të thotë se kanë hyrë tre persona zero në Shqipëri. Njëri nga këta ka infektuar 7 të tjerë. Po gjurmohen rastet e kontaktit të afërt. Jemi në një situatë shumë serioze dhe kritike doja të thoja.

Mirela Milori: Një pacient zero sa infekton?

Pëllumb Pipero:  Shifrat e para kanë respektuar ligjësinë e vendeve të tjera. Nga testimet e bëra, i bie që afërshisht 10% e rasteve kanë rezultuar pozitive. Indeksi i transmetueshmërisë është një person i infektuar 2.8 deri në 3.4 të tjerë. Çdo person i infektuar mund të infektojë deri në 3 persona të tjerë. Por ky është zinxhirë.

Mirela Milori: Sa të infektuar mund të kemi me 3 persona zero?

Pëllumb Pipero: Nuk e them dot. Mund të kemi 30-40-50. Nuk e them dot këtë gjë. I bie mund të kemi minimumi 30. Kështu i bie në bazë të indeksit që vjen nga Kina dhe Italia.

Mirela Milori: Po menaxhohet situata, mua më bëri përshtypje ministri gjerman që tha mund të kemi shifra të frikshme si Italia, ne nuk e themi këtë. Sa në rreziki jemi të gjithë ne. Virusi nuk do t’ia dijë për askënd, si është situata.

Pëllumb Pipero: Unë dua të rikonfirmoj, asnjë nga ne nuk është i mbrojtur. Ky virus ka pasur target te moshat e vjetra. Por të infektuar ka në të gjitha moshat. Në Kinë është konstatuar se shumë të moshuarit janë infektuar nga fëmijët e vegjël. Secili nga ne mund të mbrojë veten dhe të tjerët

Mirela Milori: Jemi në ditën  dytë. Kjo do jetë një javë kaotike. Nuk dimë akoma si të sillemi.

Pëllumb Pipero: Kjo javë mund të jetë kaotike, por kemi eksperiencën e Kinës dhe Italisë. Kina ka ulur rastet. Italia ka më shumë raste. Më të shumtat janë në fundjavë, frekuentimi i lokaleve. Kufizimi i lëvizjes sot është çelësi i suksesit, pastaj vijën me radhë të tjera, larja e duarve, shuma e kontaktit me personat  e sëmurë. Të kufizohet në maksimum lëvizja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *