Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë


Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se sot ka ndërruar jetë pacienti 82-vjeçar, i cili ishte i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, citon Telegrafi.

Familja e të ndjerit, u ka bërë thirrje të afërmve që të mos paraqiten në ceremoninë e varrimit.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.