Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti i Aviacionit Civil: Pezullohen të gjitha fluturimet me 10 aeroporte të Italisë


Pasi kryeministri Edi Rama dha urdhrin për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt dhe nga zonat e prekura në Itali, Autoriteti i Aviacionit Civil e ka vënë atë në zbatim.

Përmes një njoftimi për mediat, Aviacioni Civil njofton se ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt 10 aeroporteve në veri të Italisë. Bëhet fjalë për zonat që Italia i ka shpallur ‘zona të kuqe’.

Janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Tirana drejt Milanos, Malpensas, Milano Bergamo, Bologna, Firenze, Xhenova, Venecia, Verona, Pisa, Peruxhia dhe anasjelltas.

NJOFTIMI I AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
    • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
    • Aeroporti Bologna (BLQ)
  • Aeroporti Firenze (FLR)
    • Aeroporti Genoa (GOA)
    • Aeroporti Perugia (PEG)
    • Aeroporti Pisa (PSA)
    • Aeroporti Rimini (RMI)
    • Aeroporti Venezia (VCE)
    • Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *