Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024, jehonë në mediat ndërkombëtare


Shqipëria është realiteti i ri i futbollit europian.

Menjëherë pas kualifikimit në Euro 2024, pas atij barazimi 1-1 në Moldavi të shumtë kanë qënë ata që kanë reaguar por ajo që vihet re është se mediat ndërkombëtare i kanë  bërë jehonë kësaj arritje.

“Shqipëria në Kampionatin Evropian, pas 8 vitesh . Në Moldavi vjen pika e nevojshme” – Shkruan Tuttomercatoweb.

“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 me barazimin në Moldavi” – Është titulli i Reuters.

“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 në grupin e Çekisë dhe Polonisë, pas barazimit me Moldavinë” – Shkruan Washington Post.