Vendosni fjalën kyçe....

22 viktima nga koronavirusi në SHBA


Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 22, njoftuan të dielën zyrtarë shëndetësorë në shtetin e Uashingtonit, sipas një raporti.

ABC Neës raportoi se tre persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 në shtetin e Uashington, duke e çuar totalin në shtet në 19.

Ndërsa dy vdekje kanë ndodhur në Florida dhe një në Kaliforni, më shumë se 500 njerëz janë diagnostikuar me virusin në SHBA.

Ndërkohë, shteti i Oregonit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të dielën, pas Kalifornisë dhe Nju Jorkut.

Numri global i vdekjeve është rreth 3.800 me më shumë se 110,000 raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *