Vendosni fjalën kyçe....

6 vikima nga trazirat në burgjet italiane, 50 të dënuar arratisen në Foxhia (Video)


50 të dënuar në burgun e Foxhias në Itali kanë mundur të arratisen nga burgu.

Trazirat në disa burgje të vendit fqinj nisën ditën e djeshme në burgun e Modenas e janë përshkallëzuar sot duke u shtrirë në Foxhia, Milano, Romë, Frosinone, Palermo e Pavia.

Revolta ka nisur pas masave të marra nga autoritetet për përballimin e koronavirusit si dhe ndalimin e takimit me familjarët.

Siç raporton Corriere della Sera, 50 të dënuar në burgun e Foxhias kanë mundur të arratisen megjithatë një pjesë e tyre janë kapur në rrugët e qytetit pak çaste pas arratisjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *